Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar nisjen e protestave kombëtare, që ai i cilësoi se do të jenë të fuqishme dhe kanë për synim largimin e kryeministrit Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Nga foltorja e katërt para Kryeministrisë, këtë 8 dhjetor, në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të 1990, lideri i opozitës tha se gjatë qeverisjes së Ramës janë larguar pjesa më e madhe e të rinjve nga vendi.
Berisha ftoi qytetarët që të përgatiten me qëllim organizimin e protestave të fuqishme që sipas tij do t’u kthejnë shqiptarëve të ardhmen dhe dinjitetin.
Lideri i opozitës ftoi qytetarët që të përgatiten me qëllim organizimin e protestave të fuqishme që sipas tij do t’u kthejnë shqiptarëve të ardhmen dhe dinjitetin.
“Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit.
Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë.
Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë”, tha Berisha.
