Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Japoninë ditën e sotme. Në rrjete sociale janë shpërndarë me shpejtësi pamje që tregojnë momentet e goditjes nga tërmeti. Lëkundja ka qenë shumë e fortë.

Disa persona u raportuan se u plagosën në një hotel në Aomori, ndërsa një burrë në qytetin Tohoku, mori plagë të lehta.

Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, ndërsa 90 000 banorëve iu kërkua të strehoheshin në qendrat e evakuimit.

Tërmeti shkaktoi gjithashtu cunami në zona të ndryshme të Japonisë

 

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb