Në një intervistë në “Studio 24” Luçiano Boçi foli për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit, duke analizuar edhe takimet e Ervin Salianjit.

“Sfidat ngjajnë me njëra tjetrën, nëse ne kishim një diktaturë klasike para viteve ’90, sot ka një pamje më moderne më të stilizuar…Por në thelbin e vet nuk ndryshojnë fare. Një brez që është krijuar përgjatë këtyre vitet nuk e bën dot diferencë, ndërsa ne që i kemi jetuar të dyja jo më kot i shprehim dhe këto qëndrime. Mund ta quajmë këtë të sotmen autokraci…Kur flasim për autokraci flasim për autokraci të sistemit politik. Ajo që ndodh brenda një partie lodhet me mënyrën si drejtohen partitë politike. Jemi në një parti që bazën kryesore ka zgjedhjen dhe jo si partia në pushtet. Kur autorët e saj, lëvizjes, nuk e kanë konfiguruar si lëvizje të tjerët nxitohet si maksimum”, tha Boçi.

Gjithashtu Boçi tha se opozita ka marrë sulme masive dhe se është përballur me një regjim që ka përdorur të gjitha format për ta goditur.

“Qënie a zotit Berisha nuk lidhjet thjesht me thelbin e e PD. Ardhja e tij në krye të PD ka qenë domosdoshmëri. Në 2013 u largua me një akt burrëror. Dhe sot opozita luftohet me të gjitha mjetet për ta luftuar atë. PD ka dëshmuar që ka pasur dhe ka figura dhe që në çdo rast ka kandidatë. Ai sulm që përjetoi PD ishte i paparë, ndoshta dhe i pamenduar. Për Asgjësimin e PD nga të gjitha format që lidhet që me shpalljen e Berishës non grata, marrjen e vulës, mënyrës se si i është rrëmbyer vota. Të gjithë elementët e tjerë dhe sot kemi e qenë dhe jemi në situatë të ekzistencës dhe rikthimi i Berishës ishte domosdoshmëri dhe për ta shpëtuar”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb