Kalon për gjykim çështja e Evis Berberit dhe të pandehurve të tjerë të dyshuar për abuzime me tenderat e ARRSH. Berberi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Berberi zyrtarisht akuzohet për veprat penale; Shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv dhe pastrim produktesh. Valter Begaj akuzohet për; Korrupsion aktiv, mashtrim me pasoja, pastrim. Ndërkohë, Gent Gjyli akuzohet për shkelje të barazisë dy herë në bashkëpunim, Erald Elezi akuzohet për shkelje të barazisë dy here në bashkëpunim. Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar seancën e kaluar kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa pretendoi pavlefshmëri të akteve, fshirje të korrespodencës dhe papërdorshmërinë e të dhënave të marrë nga celularët e tij, të sekuestruar gjatë hetimit.
Përmes avokatëve, ish-zyrtari i lartë Berberi, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, pretendoi se celularët e tij janë sekuestruar vetëm mbi bazën e urdhrit të prokurorit dhe jo me vendim të gjykatës, çka sipas tij përbën shkak për pavlefshmëri të akteve dhe të të dhënave, referuar vendimeve të gjykatës Kushtetuese. Valter Begaj ish-ortak i Berbetit dhe kompanitë DAAM shpk dhe Net Grup kërkuan kthim të çështjes për hetime të mëtejshme. Begaj dha shpjegime të detajuara para Gjykatës së Posaçme lidhur me pronësinë e kompanisë DAAM të cilën sipas SPAK e kontrollonte në mënyrë të tërthortë Evis Berberi dhe kompania fitonte tendera nga institucionet që ai drejtonte.
Bazuar në të dhënat e zbuluara në celularët e sekuestruar në shtëpinë e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar SPAK ka çelur disa dosja të tjera penale dhe ka ngritur akuzë për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim edhe për zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku lidhur me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë e po ashtu për tenderin loti 4 unaza e madhe.
Belinda Balluku është e pezulluar nga ushtrimi i funksioneve me vendim të gjykatës së Posaçme dhe i është ndaluar e drejta për të dalë jashtë vendit. Lidhur me çështjen e saj pritet të vendosë gjykata Kushtetuese e vënë në lëvizje nga kryeministri Edi Rama që kundërshton pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë. Ndërsa Apeli i Posaçëm pritet të shpallë datën për shqyrtimin e ankimimit të Ballukut dhe dy vartësve të saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi të cilët ndodhen nën masën e arrestit në shtëpi.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 02.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes nr. 214/1, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Evis Berberi, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentian Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Adja Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Vabona Pepa, Person Juridik “Net Group” shpk, Personi juridik “DAAM” shpk”. 2. Në seancën e datës 09.12.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, bazuar në nenet 332-332/gj dhe 379/2 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 106, datë 09.12.2025, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 214/1, të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve, Evis Berberi, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentian Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Adja Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa, Person Juridik “Net Group” shpk, Personi juridik “DAAM” shpk.
3. Kjo çështje i dërgohet trupit gjykues të themelit prej tre anëtarësh në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykatë kompetente për gjykimin e saj.
4. Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq, dërgohen edhe kërkesat e të pandehurve: 1.Evis Berberi, 2.Ervis Lami, 3.Brunilda Buli, 4.Gentian Gjyli, 5.Genti Raça, 6.Erald Elezi, 7.Artan Leskoviku, 8.Altin Marko, 9.Orjon Islamaj, 10.Adrian Kroi, 11.Bledar Aliaj, 12.Blerta Musabelli, 13.Kamelia Tafaj, 14.Adela Kica, 15.Denis Xhoxhi, 16.Ajda Stazimiri, 17.Gëzim Noni, 18.Shkëlqim Lusha, 19.Ela Goxhaj, 20.Jetmira Dervishi, 21.Valbona Pepa, për gjykim të shkurtuar. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
5. Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 214/1, të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ato të marra në seancë paraprake, të paraqitura nga palët dhe të administruara nga gjykata. 6. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq ligji nuk lejon ankim, kjo sipas parashikimeve të nenit 332/gj pika 1 të K.Pr.Penale.
