Lando Norris nuk është më ai i më parshmi. Nuk është më ai djali që i hodhi gjithë shampanjën vetes pas podiumit të tij të parë dramatik në sezonin 2020. As personaliteti rebel që fitoi famë duke garuar në video-lojëra me yje si Vershtappen apo Lëklerk, nën pseudonimin e lehtë për t’u zbuluar “Nando Lorris”.

As piloti që ëndërroi titullin në 2024, por u thye nga Maksi dominues i atyre viteve. Tani Lando është kampion. Kampioni i sezonit 2025 të Formulës 1, sukses që erdhi të dielën pas vendit të tretë në Çmimin e Madh të Abu Dabit, gara e fundit e sezonit. Ja ku është mbreti i ri: “Ka një personalitet të ndryshëm dhe prandaj merr kritika, por jo të gjithë mund të thonë se janë kampionë”, tha miku i tij i ngushtë, Karlos Sainz, ai që e përqafoi më fort e më gjatë se kushdo pas triumfit në “Yas Marina”.

TRANSFORMIMI I DUKSHËM I vërtetë, i prekshëm, dhe ka bërë që djali “i butë” të rritet. Goditjet dhe zhgënjimet e së kaluarës, si dështimi në Brazil 2024 apo lojërat psikologjike të Vershtapenin në Ostin e Meksikë, e formuan. Edhe në 2025- ën pati episode të ashpra, por piloti vjen me një mendësi të re. Ajo që dikur e shembte, tani e forconte. Derisa mbërriti në Abu Dabi, ku duroi presionin dhe e mbylli si kampion bote.

SI NDRYSHOI GJITHÇKA Asgjë nuk e simbolizon këtë transformim sa Holanda. Norris ishte i dyti, në luftë të hapur me Piastrin, kur motori i tij dorëzoi armët. MekLareni i pathyeshëm u thye dhe zhgënjimi i tij ishte i dukshëm. “S’kisha ç’të bëja, ritmin e kisha”, tha i mërzitur në “paddock”-un e ngushtë të Zandvortit. Papritur mbeti 34 pikë larg, një hendek i madh në një F1 që në atë moment dukej një duel vetëm mes dy pilotëve të MekLarenit. Por pikërisht aty nisi ndryshimi. Ndërsa i gjithë fokusi i botës shkoi te rikthimi furishëm i Vershtapenit ndaj Piastrit, Norris vazhdoi në qetësi, duke kafshuar pikë pas pike (pas Ostinit ishte vetëm 14 pikë larg) me një makinë që më në fund e kishte “në dorë”. Duke e shoqëruar talentin e tij të jashtëzakonshëm në një xhiro me aftësinë për të menaxhuar pjesën e pasme të brishtë të MekLarenit.

DHE ERDHI SHPËRTHIMI Pa fjalë të mëdha, vetëm me shpejtësi. Me dy fundjava të përkryera në Meksikë dhe Brazil, ku mblodhi 58 pikë, nisi si raketë dhe menaxhoi në mënyrë perfekte ndryshimet. Abetarja e një kampioni. Manuali i një personi që nuk është më thjesht pretendent. Një goditje e fortë, e ndihmuar edhe nga rënia e Piastrit dhe presioni që e përpinte Vershtapenin. Ishte koha e tij.

GODITI NË DY FRONTE Së pari, shpejtësia, ndërsa Piastri humbiste terren deri në ringjalljen e shkurtër në Katar, që u rrëzua nga strategjia. Së dyti, forca mendore. Nuk u shqetësua aspak që Piastri nuk e ndihmoi. “Përgjigjja është jo”, tha kur u pyet nëse do e ndihmonte shokun e skuadrës. As nga sulmet verbale të Vershtapenit. “Vepron me agresivitet dhe thotë budallallëqe”, deklaroi në Katar. Ose “ai mund të mendojë ç’të dojë”, pas Las Vegasit të stuhishëm. Norris i përballoi të gjitha…

GODITJA FINALE I duhej vetëm vula e titullit. Në Brazil çau rrugën dhe e rriti diferencën në gati një garë. Las Vegasi, me gjithë dramën e skualifikimeve, nuk ndryshoi asgjë. Dhe në Lindjen e Mesme mbylli një pritje që MekLareni nuk e shijonte që nga viti 2008 në Interlagos, kur Hamilton kaloi Glok në kthesën e fundit dhe i vodhi festën boksit të Felipe Masës. Pas asaj dite filloi shkretëtira e gjatë… deri në ardhjen e shefit të ri: Norris. Dhe erdhi në “Yas Marina”: Pasi përballoi një tjetër sulm të Vershtapenit, duke menaxhuar një diferencë minimale, dy pikë i dhanë lavdinë që meritonte. Me një MekLaren të cilin ai e përfaqëson si flamur. Si Sena, Prost, Hakinen, Hamilton… “Në dy vite kaluam nga ekipi më i dobët në kampionë bote”, tha Andrea Stela, shefi i MekLarenit. Me Norrisin, rrethi u mbyll, gati si poetik.

KAMPION E realizoi ëndrrën. Ato që nisën me lotët e Austrisë 2020, që u afruan pas fitores në Majami 2024. Ëndrra e djalit që fluturonte në karting dhe që donte vetëm një gjë: të drejtonte, gjithnjë e më shpejt. “Në fund të garës mendova për nënën time dhe fillova të qaja”, tha Lando Norris, piloti që kurorëzoi ëndrrën duke u

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb