Zbardhen emrat e personave të arrestuar nga operacioni ndaj grupit kriminal Rraja.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se u bë i mundur ndalimi shoqërimi dhe arrestimi i shtetasve:

1-Marvin Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3-Sokol Qaja
4-Gazmir Rraja
5-Perparim Rraja
6-Rexhep Rraja

Këto shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 i Kodit Penal.

Sipas gazetares, baza e këtij grupi ishte në Nikël, ndërsa operacioni vijon ende, me kontrolle në bazat, banesat dhe ambientet e lidhura me personat e arrestuar, për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal dhe personave të lidhur me to.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb