Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj është proceduar penalisht në lidhje me protestën që po vijon pa ndërprerje prej dy ditësh para Kryeministrisë.
Policia bën me dije se Lapaj, pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.
Në fillim zoti Lapaj ishte i vetëm në protestë, por më vonë herë pas here i janë bashkuar edhe persona të tjerë.
Lapaj ka deklaruar se kushdo që e ndjen duhet t’i bashkohet protestës, ndërsa u shpreh se reagimi duhet të ishte shumë më i gjerë, duke pasur parasysh aferat e mazhorancës në pushtet.
Lapaj, në deklarata të mëparshme, ka bërë me dije gjithashtu se objektiv është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që sa i përket kohëzgjatjes së protestës, ai është shprehur se do të vijojë derisa kushtet biologjike t’ia lejojnë një gjë të tillë.
Mbrëmjen e djeshme është shënuar edhe një incident me policinë, pasi kishin ngritur dy çadra, që sipas Lapaj u ngritën për të strehuar vajzat dhe gratë që iu bashkuan protestës, duke pasur parasyshse temperaturat ishin të ulëta.
