Blendi Klosi i është përgjigjur deputetëve të PD në lidhje me zgjedhjen e Avokatin e Popullit.
Ai u shpreh se ky proces tregon se si ndahen dy forcat politike dhe filozofitë me të cilat funksionojnë të dyja.
Blendi Klosi: Diskutimi për Avokatin e Popullit tregon dy filozofitë e ndryshme me të cilat funksionojmë ne. Debat absurd.
Rregullohet me një ligj që e kemi votuar nën drejtimin e Fatos Nanos nën filozofinë: Dorëzojmë pushtet për të bërë shtet.
Standardi juaj, gjashtë kandidatë dhe vini sot këtu me këto deklarata. Me firmosje ka mbaruar puna, 6 kandidatët janë mbështetur nga ju, jo nga PS.
Nuk firmosëm sepse nuk e kishim ne këtë të drejtë. Mungesa e lidershipit dhe arroganca që doni të krijoni duke thënë mendojmë ndryshe, nuk ka ndryshe…
