Kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit.
Berisha tha se konkluzioni i Këshillit të Europës e tha qartë që procesi ishte një farsë.
“Manipulatorë të votës së Diasporës. Në 11 maj forca politike bazuar në krim e drogë nuk është fituese. Zgjedhjet i rrëmbeu.
Konkluzioni i Këshillit të Europës që duhet të ndahet partia nga shteti, dhe kjo mjafton të dënojë ‘me vdekje’ farsën që u zhvillua. Ne në zotimet tona se do mbrojmë votën ia dolën. Never morë”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës;
Parafolësi është një nga kriminelët elektorale më të mëdhenj të vendit. Është një nga manipulatorët më kryesorë në bashkëpunim me kartelet e drogës, dokumentet janë të gjitha, dhe manipulatorët e votës së diasporës. Ky është realiteti.
Për sa i përket pretendimeve, unë garantoj shqiptarët se kurrë më 11 maj, forcat politike e bazuar në krimin, drogën, nuk është fituese. Zgjedhjet i rrëmbeu me metodat më antiligjore dhe më antikushtetuese.
Rekomandimi i Këshillit të Europës që në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, dëshmon se në Shqipëri zgjedhjet nuk u zhvilluan midis partive, por midis shtetit partiak dhe partive politike. Mjafton ky rekomandim të dënojë me vdekje procesin zgjedhor, farsën që u zhvillua.
Ndaj dhe u garantoj që s’do mund ta zhvilloni më atë farsë. Për ne, në ato premtimet, zotimet tona se do mbrojmë votën, ne ia dolëm. Por e themi këtu, kurrë më. Kurrë më. Hiqeni nga mendja!
