Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji theksoi se Partia Demokratike duhet të krijojë organizma që janë të përgjegjshme dhe se nuk është më koha për të thënë “na e hodhi Rama”.
“Duhen krijuar struktura në PD që nuk bëjnë gabime”, tha Salianji nga Gjirokastra.
Ai kritikoi sjelljen e PD për çështjen e Avokatit të Popullit kur tha se nuk kishin guxim të thonin se kandidati i opozitës do të jetë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja apo Skënder Haluci. Shkuarja në Parlament me 15 emra, tha Salianji, i jep të drejtë Ramës të zgjedhë atë që do.
“PD duhet të ringrihet, për të mbushur sheshet. Nëse ne nuk kemi guxim të ndryshojmë veten Shqipëria do ta ketë të vështirë, të ndryshojë. PD po duket që po atrofizohej, nuk po analizonte veten e vet. Sot më vjen mirë që pas fuqisë së demokratëve, PD sot është në një tjetër marsh. Ka më shumë takime, analiza e debat. Në fund, dua të them se ne kemi diskutuar se si PD ka bërë gabime në sistemin zgjedhor, lënien e mandateve, ndarjen territoriale, tek mosvlerësimi i njerëzve që janë votuar tek qytetarët.
Por edhe sot PD na paska bërë një gabim tjetër, i jap të drejtë Berishës që tha për Avokatin e Popullit. A duhet vetëm të qajmë për gabimet që bëjmë. Si mundet PD dhe grupi parlamentar të shkojë pa strategji dhe t’i japë Ramës 15 emra dhe të zgjedhë cilin të dojë. Si mundet PD të mos ketë guximin të thotë që kandidatura jonë do jetë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Skënder Hauci. Si ka mundësi që PD nuk mban qëndrim të qartë…”, tha ai.
