Shkëndija triumfoi 2-0 në Conference League ndaj Slovan Bratislavës. Kjo fitore, bën që ekipi shqiptar të jetë në vendin e 21-të.
Ky sukses kishte vlerë edhe në aspektin ekonomik, pasi për çdo fitore në këtë fazë, UEFA jep 400 mijë euro.
Për më tepër që Shkëndija numëron 7 pikë. Deri tani të besuarit e Beqirit kanë triumfuar në dy ndeshje, sakaq kanë marrë edhe një barazim që vlen 130 mijë euro.
