Forcat speciale RENEA dhe Operacionale kanë zhvilluar sot një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqes. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Sipas informacioneve të para, gjatë aksionit në Fushë Kuqe janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për llogari të SPAK, të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrolleve, forcat e rendit kanë sekuestruar gjithashtu edhe armë zjarri.

Detaje të tjera pritet të bëhen publike në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb