Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, ka shpërndarë Parlamentin, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të reja legjislative. Vendimi është bërë publik përmes një dekreti të botuar në Royal Gazette, gazetën zyrtare të shtetit.
“Dhoma e Përfaqësuesve shpërbëhet për të mbajtur zgjedhje të reja legjislative për anëtarët e saj”, thuhet në dekretin zyrtar, i cili formalizon nisjen e procesit elektoral.
Me shpërndarjen e Parlamentit, Tajlanda hyn zyrtarisht në fazën parazgjedhore, ndërsa pritet që autoritetet të shpallin së shpejti datën e zgjedhjeve.
