Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë veriore. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërim për cunami, me valë deri në një metër.
Lëkundja ndodhi rreth 130 kilometra larg bregdetit të qytetit Kuji, Prefektura Iwate, në ishullin kryesor të Honshu
Vetëm të martën e kaluar, një tërmet me magnitudë 7.6 ballë u regjistrua rreth 80 kilometra larg bregdetit të Japonisë, me epiqendër në një thellësi prej 50 kilometrash, duke shkaktuar një valë 40 centimetrash që goditi qytetin Urakawa në prefekturën Hokkaido dhe portin Mutsu Ogawara në prefekturën Aomori.
