Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji ka reaguar me anë të një mesazhi pas takimit që pati me demokratët e Gjirokastrës pasditen e djeshme.

Ai theksoi se duhet alternativë dhe rotacion politik.

REAGIMI
Takim i jashtëzakonshëm me demokratët e Gjirokastrës.✌️

Shqipëria e sotme ka një pritshmëri të qartë: të shohë Partinë Demokratike që shkon drejt së ardhmes, që ofron energji të re, ide të reja dhe garanci për fitore.
Vendit i duhet rotacion, i duhet shpresë, i duhet normalitet!

Partia Demokratike ka fuqinë për të bërë realitet këtë pritshmëri. Mirëpo për këtë duhet ndryshim!

Shqipëria pret një alternativë të besueshme, moderne, të hapur, fituese.

Dhe koha për ta ndërtuar këtë është tani. Partia Demokratike ka detyrimin të bëhet forcë fituese.

Mirënjohje nga thellësia e zemrës për shumicën dërrmuese të kryesisë e drejtuesve të strukturës që ishin aty dhe për çdo demokrat të Gjirokastrës!❤️

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: