Disa të rinj në Shkodër, nxënës të shkollës së mesme janë përfshirë në një konflikt ndërsa dy prej tyre të moshës 18 vjeç kanë mbetur të dëmtuar.
Të rinjtë janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodërs dhe po marrin mjekim, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut të Zadrales në Shkodër dhe shkollës së mesme të gjuhëve të huaja.
Efektivët kanë identifikuar autorët e këtij sherri mes të rinjve. Policia është duke hetuar për ngjarjen.
