Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i banesës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bedri Karapici”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. B.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: