Kryetari i PD-së Sali Berisha në një dalje për mediat, teksa lëshoi akuza në drejtim të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, theksoi se kjo e fundit e ka shndërruar Këshillin e Ministrave në zyrë avokatie.
Ai tha se sot është një ditë e vështirë për Gjykatën Kushtetuese, e cila do të vendosë nëse do të marrë në shqyrtim apo jo çështjen e ankimit nga Rama të pezullimit.
“Nuk ka asnjë bazë që ajo dosje të mbahet ashtu. Kur u refuzua që të shqyrtohej kërkesa ime. Tani i bie të legjitimoj Edi Ramën. Sot është ditë shumë e vështirë. Besimi im është te qytetarët shqiptarë.”, tha ai.
