Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë pas ndarjes tragjike nga jeta të Elizabeta Katiaj, një figurë e shquar e diasporës shqiptare dhe mbështetëse e fuqizimit të grave sipërmarrëse.

Në një mesazh ngushëllimi, ministrja theksoi përkushtimin, profesionalizmin dhe energjinë e Katiaj, që sipas saj do të mbeten frymëzues për të gjithë ata që besojnë në rolin e grave në zhvillimin e biznesit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ibrahimaj i dërgoi ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerës, duke e përshkruar humbjen si një boshllëk të madh për komunitetin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Delina Ibrahimaj (@delinaibrahimaj)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb