Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ku foli për raportin e Avokatit të Popullit i cili ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut, gjatë momentit të arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Sipas saj, arrestimi i liderit të PL është kriminale dhe i dhënë me urdhër politik nga Edi Rama. Xhixho tha se kjo ka ardhur pas denoncimeve të aferave korruptive të qeverisë nga ish-presidenti Ilir Meta.

“Raporti gjithashtu ka konstatuar se policia ka qenë me maska dhe me vetura personale dhe zotit Meta nuk i është komunikuar as vendimi i gjykatës. Kjo vërteton rrëmbimin kriminal që ne e kemi thënë.

Ndërsa raporti i dytë është që zotit Meta i lejohen vetëm 4 takime në muaj dhe ka padyshim keqinterpretim të neneve të ligjit që përcakton rregullimin e të paraburgosurve pasi minimum i standardit është 4, por mund të jetë më shumë.

Liria e tyre duhet të jetë shumë më e madhe se ata që kanë marrë vendim të formës së prerë”, u shpreh deputetja e PL, Erisa Xhixho.

Sipas saj, fakti që nuk lejohet të takohet me deputetë, eurodeputetë e zyrtarë të partisë, është në kundërshtim me frymën e Konventës Evropiane të të Drejtate të Njeriut.

“Rasti i komunikimit me mediat, raporti thotë se është në kundërshtim me lirinë e shprehjes dhe të medias, pasi është e drejta e të paraburgosurve të vendosin kontakt me mediat për transparencë. Ndërsa Meta nuk lejohet”, vijoi gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, zv/presidentja e PL, Erisa Xhixho.

Erisa Xhixho: Në raportin e parë kemi shkelje që tregojnë se në momentin e arrestimit kemi patur prezencë të forcave operacionale, ku sipas raportit, ata angazhohen vetëm kur personi përmban rrezik të lartë.

Raporti gjithashtu ka konstatuar se policia ka qenë me maska dhe me vetura personale dhe zotit Meta nuk i është komunikuar as vendimi i gjykatës. Kjo vërteton rrëmbimin kriminal që ne e kemi thënë.

Ndërsa raporti i dytë është që zotit Meta i lejohen vetëm 4 takime në muaj dhe ka padyshim keqinterpretim të neneve të ligjit që përcakton rregullimin e të paraburgosurve pasi minimum i standardit është 4, por mund të jetë më shumë.

Liria e tyre duhet të jetë shumë më e madhe se ata që kanë marrë vendim të formës së prerë.

Fakti që nuk lejohet të takohet me deputetë, eurodeputetë e zyrtarë të partisë, është në kundërshtim me frymën e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Rasti i komunikimit me mediat, raporti thotë se është në kundërshtim me lirinë e shprehjes dhe të medias, pasi është e drejta e të paraburgosurve të vendosin kontakt me mediat për transparencë. Ndërsa Meta nuk lejohet.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb