Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij Flasim komentoi zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

Rama u shpreh se i uron drejtuesit të ri Klodian Braho, të çojë SPAK në një tjetër nivel, ku edhe vlerësoi punën e Altin Dumanit.

“Këtë javë u zgjodh drejtuesi i ri i SPAK. Që Do pasojë Altin Dumanin që e ngriti institucionin në një nivel tjetër. U ndërtua një drejtësi qënnuk sheh majtas e djathtas por vetëm drejtë. Kryeporkurorit të ri i uroj ta çojë SPAK në një nivel tjetër sa i takon luftën kundër krimit dhe sidomos korrupsionit që nuk konsiderohet e përmbushur me sukses..Kam besim se eksperienca e 6 viteve mund të cojnë SPAK në nivelin ku dohet të jetë”, tha ai.

Gjithashtu nënvizoi se lufta kundër korrupsionit nuk mund të konsiderohet e përmbushur plotësisht me sukses.

“Këtë javë SPAK-u zgjodhi drejtuesin e ri, i cili do të pasojë Altin Dumanin, kryeprokurorin që e ngriti institucionin në një nivel tjeter, duke e kthyer, falë forcës së shembullit të tij në radhe të parë, në një fakt konkret, historik, do të thoja pa ekzagjerim, atë që dukej një parrullë e parealizueshme, kur unë e përsërisja gjatë kohës së betejës për të kaluar reformën në drejtësi dhe më pas në rrugën e implementimit të saj, një drejtësi që nuk sheh majtas e djathtas, po vetëm drejt.

Për këtë i përcjell edhe njëherë Altin Dumanit shprehjen e respektit tim, si edhe i uroj çdo të mirë në vijim. Ndërkohë që, kryeprokurorit të ri Klodian Braho, i uroj ta çojë SPAK-un në këtë trevjeçar të fundit të ciklit nëntëvjeçar, në një nivel tjetër për sa i takon profesionalizmit në luftën kundër krimit të organizuar, e sidomos në luftën kundër korrupsionit, e cila nuk mund të konsiderohet e përmbushur plotësisht me sukses, nga ana e atij institucioni, nëse maskohet me statistika të nxjerra nga “thesi i madh” siç quhet neni i mjegullt i shpërdorimit të detyrës – për të cilin sapo ka dalë edhe një direktive e re e BE-se – pikërisht për të reflektuar mbi shqetësime që nuk janë vetëm tonat  apo me lojra mediatike te llojit Big Brother, me transkripte telefonash te nxjerra në shkelje të ligjit nga dosjet hetimore, për të cilat po ashtu BE-ja ka korniza shumë strikte ligjore.

Kam shumë besim se eksperienca e gjashtë viteve, arritjet e padiskutueshme, si edhe mundësisht modestia e domosdoshme për të parë me sy vetëkritik punën e deritanishme, mund ta çojnë SPAK-un në nivelin ku duhet të jetë tre vjet nga sot”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: