Edvin Kulluri ishte sot i ftuar në studion e News24 me Renaldo Salianjin, ku i quajti deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, si kërcënim. Duke bërë një paralelizëm me marrjen të pandehur të Belinda Ballukut, Kulluri shpreh se kreu i qeverisë mund të thirret gjithashtu në SPAK dhe për pasojë zbuloi ehe skenarët që mund të ndjekin një ngjarje të tillë.

“Koburet e drurit ishin mesazh shumë i rëndë kërcënim ndaj SPSK dhe BKH. Nuk është hera e parë që ndodh dhe kjo ndodh sepse Rama është vetë i rrezikuar. Balluku nuk është marrë kot e pandehur, është kockë e fortë brenda PS. Balluku s’mund të lejojë të bëhet kurbani i radhës i Ramës siç u bë Ahmetaj.
Mund të kemi ndonjë thirrje të Ramës këto ditë, ka dy rrugë, ose do bëjë puç kushtetues ndaj organeve të drejtësisë ose do të ndjekë rrugën e drejtësisë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje. Këtu pastaj hapen skenarë të tjerë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb