Adriatik Lapaj së bashku me aktivistët e “Shqipëria Bëhet” janë rikthyer sërish në vendin e tyre para kryeministrisë, pasi policia i largoi për shkak të protestës së PD.

Lapaj tha se bashkë me të rinjtë e lëvizjes erdhën si cdo ditë, por policia donte t’i përplaste me demokratët.

“U dërgoj përshëndetje demokratëve, por Rama dhe policia donte të më fuste në konflikt me demokratët. Ndaj u shtyva pak më tutje. Deri tani ka qeverisur me metodën “përça dhe sundo”, nuk ja dhashë këtë kënaqësi”, tha Lapaj.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb