Gazetarja Xhensila Kodra ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Llogara, ku një automjet u përfshi nga flakët dhe brenda tij humbi jetën një person.

Viktima është identifikuar si Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-efektiv i Policisë së Shtetit. Mësohet se ai ishte nga Ura Vajgurore dhe në vitin 2023 ishte larguar nga radhët e policisë me dorëheqje.

Sipas familjarëve, 32-vjeçari vuante nga depresioni dhe para se të largohej nga banesa u kishte deklaruar: “Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi”.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa priten edhe konkluzionet zyrtare nga ekspertiza.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb