Përfaqësuesi i PS, Alfred Muharremi, u shpreh në “Studio 24″, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun ishte i drejtë.
Sipas tij, GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës duke cenuar pushtetet e tjera.
“PS ka garantuar një reformë në drejtësi që ka pastruar sistemin.
Kemi garantuar pavarësinë e gjyqësorit, vendimin e gjykatave nuk i komentojmë, por kur gjykata ndërhyn në pushtetet e tjera…
Çohet një prokuror apo gjykatës një mëngjes dhe me urdhër ndërhyjnë. Të ndërhyjnë me kompetencat e kryeministrit, kjo nuk është normale”, tha ai.
