Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhërarrest për Ergys Agasin.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë është vendosur arrest me burg biznesmeni Ermal Beqiri, ndërsa drejtoresha e AKSHI Mirlinda Karçanaj është lënë në arrest shtëpie.

Kujtojmë se banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor. Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, aktualisht në arrati, ka hedhur akuza të rënda publike ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se lidhjet e pushtetit me botën e krimit realizohen përmes një “koordinatori”, të Ahmetaj pretendon se grupet kriminale përfitojnë tendera publikë përmes përfaqësuesve të tyre dhe paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale në Europë pastrohen përmes ndërtimit dhe investimeve në Shqipëri.

Sipas tij, Agasi shërben si “nyja lidhëse” mes kryeministrit dhe këtyre grupeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb