Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas hetimeve të SPAK rezulton se biznesmeni Gerond Meçe është marrë peng nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri në bashkëpunim me zyrtarë të Policisë së Shtetit duke e detyruar që të dorëhiqet nga tenderat në lidhje me AKSHI.
Pas disa orësh shantazh ai është detyruar që të heqë dorë edhe nga ankimimet në lidhje me tenderat, që më vonë i janë dhënë biznesmenit Ermal Beqiri.
“Pengmarrje dhunë, shantazh dhe tërheqje nga tenderat. Ky është skandali që SPAK ka zbuluar në Agjencinë Kombëtare të shoqërisë së informacionit. Në masën “arrest në shtëpi” është dërguar Mirlina Karçani dhe zv.drejtoresha e AKSHIT Hava Delibashi. Masa ndaluese ka edhe për biznesmenët Andi Papas dhe Gëzim Hoxha. Nga hetimet e SPAK rezulton se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit kanë marrë peng shtetasin Geron Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më shumë tendera në AKSH dhe pas shantazheve e kanë detyruar të heqë dorë nga gara dhe më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
“Konkurrencë e paligjshme”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë në tendera”/ Aksioni tek AKSHI, SPAK: Vepruan si grup i strukturuar kriminal
-
Aksioni për abuzimin me tenderat e AKSHI-t, SPAK firmosi 8 masa sigurie. Zbulohen emrat
-
Kishin në dorë transaksionet e shqiptarëve dhe të dhëna nga dosje hetimore! Detaje nga operacioni i SPAK, dy tenderat më problematikë. Agasi dhe Karçanaj…
-
Aksioni i SPAK tek AKSHI, masë pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës
-
Nga shkelja e barazisë në tendera, te pastrimi i parave, ja akuzat për Ergys Agasin dhe drejtoreshën e AKSH-it. Masa sigurie për disa zyrtarë
-
Detaje nga operacioni te Kodra e Diellit/ Karçanaj dhe Beqiri abuzuan me tenderat e AKSHI-t, kontrolle edhe në banesën e Ergys Agasit! Miliona euro dëm buxhetit të shtetit
-
Hetim 1-vjeçar për 12 tendera/ SPAK masë ‘arresti shtëpie’ për Drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj. Akuzat për biznesmenin Ermal Beqiri (Detajet)
-
EKSKLUZIVE/SPAK lëshon urdhërarresti për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn
-
EKSKLUZIVE/ BKH zbarkon në zonën e Kodrës së Diellit, operacioni ende në vijim