TIRANE

“Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt”. Fjalia emblemë që do të thoshte Martin Camaj në fund të jetës së tij në një lidhje telefonike me Shqipërinë, shërben si paradigmë e rikthimit të tij në atdhe.

Nën titullin “Gjurmët e fjalës”, shkrimtari e albanologu është përkujtuar me konferencë shkencore në 100-vjetorin e lindjes. Botuesi Bujar Hudhri që ka sjellë veprën e plotë të Martin Camajt në një vëllim, jo vetëm si nderim për autorin që mbeti i mohuar për sa kohë sistemi komunist qe në pushtet dhe gjatë edhe pas tij për shkak të mendësisë, por si nderim për veprën e idetë e shkrimtarit që kërkoi lirinë dhe la pas një vepër që është himn I saj. Edhe mesazhi i Hudhrit, është kuptimplotë për vendin e Camajt jo si lëshim, por si meritë.

Në konferencën shkencore të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” studiuesit u ndalën ne aspekte të ndryshme të veprës së tij, nga studimet si albanolog, te vëllimet si shkrimtar. Ndërsa Evalda Paci u ndal te puna me Mesharin e Buzukut, Arben Prendi foli për shtresëzimet e romanit “Dranja”.

I lindur në SHkodër, Camaj do të arratisej nga vendi drejt Jugosllavisë, pas arrestimit nga strukturat represive të regjimit komunist. Jetën ne ekzil e ndau mes Italisë e Gjermanisë ku veç dokumentimit dhe studimit të arbëreshëve por të kulturës shqiptare në përgjithësi dhe gjuhës po aq, atë gjuhë që si shkrimtar e lëvroi dhe e përsosi pa pasur lexues. Ai jetoi në Gjermani deri në rënien e regjimit dhe letërsia e tij e takoi lexuesin shqiptar vonë, pa e lënë shkrimtarin të shijojë frytet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: