Lara Kolturi është gati për garën e radhës në Kupën e Botës në Ski, e cila zhvillohet sot në Kurshevel të Francës. Skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë renditet aktualisht e treta në klasifikimin botëror me 302 pikë, pavarësisht se ka humbur një pozicion për shkak të mos marrjes së pikëve në super-sllallomin gjigant, disiplinë ku nuk konkurron. Gara në Kurshevel zhvillohet në sllallom, disiplinë e preferuar për Kolturin, me tripletë podiumesh gjatë këtij sezoni të Kupës së Botës.

Konkurrenca pritet të jetë e fortë për shkak të rikthimit në pistë të dy emrave të mëdhenj të skive, italianes Federika Brinjone dhe amerikanes Lindsei Von, të cilat kanë treguar formë të mirë në garat e fundit. Kolturi do të garojë e 3-ta në start në garën e sotme në Kurshevel, ku zbritja e parë do të nisë në orën 17:45, ndërsa e dyta në 20:45. Kjo do të jetë gara e parë e sllallomit që zhvillohet gjatë natës dhe ofron një spektakël të veçantë në Kupën e Botës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb