Kryetari i forumit të degës Librazhd, në fjalën e mbajtur gjatë takimit të strukturave të PD në Elbasan, ku merr pjesë dhe anëtari i Kryesisë Ervin Salianji, e ka quajtur tradhëti, dhënien e firmave që deputetët e opozitës dhanë për Avokatin e Popullit.
I riu u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha, duhet t’ja lërë vendin të rinjve, të hapë partinë për të rinjtë e të rejat, ndërsa deputetët e dalë nga lista e sigurt e PD në qarkun e Elbasanit i ka cilësuar deputetë të qokave të listave.
“E keni parë sa deputetë nxjerr ky qark? Zero, ndaj unë ju them se duhet t’i themi stop këtyre dhe të ecim me rininë përpara”, u shpreh Kryetari i forumit të degës së PD Librazhd.
Kryetari i forumit të PD, Dega Librazhd: Doja të shihja deputetët e zonës tonë, por nuk i shoh. Mblidhemi sot jo vetëm si anëtarë të një partie por dhe si familje e madhe e cila ka kaluar tradhëti por përsëri qëndron në këmbë falë jush. Themelet tona po tronditen, këtë e shohim në marrëveshjet e fshehta që bëjnë si Avokati i Popullit. Can duhen faljet, ne na duhet të rrëzojmë palloshin e gjatë. Si do e rrëzojmë? Duke iu besuar vetëm të rinjve.
Doktor, ne e duam shumë, ai i ka votat e veta por duhet të hapë krahun, duhet tja lërë vendin të rinjve dhe të rejave që ne të jemi një alternativë e saktë.
Një moment të vështirë po kalojmë, i keni parë deputetët e këtij qarku sa veta nxjerrin? 0 sepse ata janë deputetë të qokave të listave.
