Të rinjtë demokratë të qytetit të Elbasanit, u shprehën se PD duhet t’i hapë dyert gjeneratës së re dhe të nisë reflektimin për humbjet e njëpasnjëshme të zgjedhjeve në këto vite.
Sipas tyre, ka ardhur koha që PD të pranojë gabimet e saj duke mos lejuar që duke qenë jo alternativë fituese në zgjedhje, ka detyruar shumë të rinj demokratë të largohen nga vendi.
“Ne si demokratë pranojmë mendimin ndryshe por nuk pranojmë njeriun ndryshe. Forca qëndron tek të rinjtë por pushteti është ende tek të vjetrit dhe këtë duhet ta ndryshojnë të rinjtë”, u shpreh një nga rinjtë që morën fjalën të parët në takimin e anëtarit të Kryesisë së PD, Ervin Salianji me strukturat e PD në Elbasan.
Ndërsa studentja Julia Hida, anëtare e FRPD, dega Elbasan tha se PD ka nevojë për ndryshim dhe si fillim këtë duhet ta nisim nga reflektimi dhe të pranojë gabimet.
“Duhet të hapen dyert për mendimin ndryshe, mos të jetë humbja arsyeja pse të rinjtë largohen, por ti japim arsye të qëndrojnë këtu. Rinia nuk kërkon premtime boshe, kërkon transparencë dhe kërkon që të flitet më shumë për qytetarin, jemi lodhur së dëgjuar “do rithemelohemi”. Përgjegjësia dhe pranimi i së vërtetës me dinjitet, këtu duhet të nisë reflektimi”, tha Hida.
I riu demokrat: PD nuk po fiton dot më dhe për rrjedhojë, sipas statutit, në momentin që kreu I partisë humb zgjedhjet lokale ai duhet të votëbesohet dhe në momentin kur humb zgjedhjet e përgjithshme ai duhet të dorëhiqet. Nuk mund të vazhdojmë të themi se na vodhën, sepse nuk na besojnë më.
Ne si demokratë pranojmë mendimin ndryshe por nuk pranojmë njeriun ndryshe. Forca qëndron tek të rinjtë por pushteti është ende tek të vjetrit dhe këtë duhet ta ndryshojnë të rinjtë.
Julia Hida, anëtare e forumit rinor të PD në Elbasan. Jam studente, dhe ne të rinjtë kemi nevojë të dëgjohemi. Si zoit Salianji dhe unë mendoj se PD ka nevojë për ndryshim dhe si fillim këtë duhet ta nisim nga reflektimi dhe të pranojë gabimet. Duhet të hapen dyert për mendimin ndryshe, mos të jetë humbja arsyeja pse të rinjtë largohen, por ti japim arsye të qëndrojnë këtu. Rinia nuk kërkon premtime boshe, kërkon transparencë dhe kërkon që të flitet më shumë për qytetarin, jemi lodhur së dëgjuar “do rithemelohemi”. Përgjegjësia dhe pranimi i së vërtetës me dinjitet, këtu duhet të nisë reflektimi.
