Naveed Akram, autori që mbijetoi nga maakra e së dielës në Bondi Beach në Sydney, është akuzuar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje dhe një për kryerjen e një akti terrorist, sipas Policisë së Uellsit të Ri Jugor.

Personi tjetër i armatosur, babai i tij Sajid Akram, 50 vjeç, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë në vendngjarje.

Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin, i cili kishte në shënjestër komunitetin hebraik të Australisë në një aktivitet për të festuar natën e parë të Hanukkah.

Ky është konsideruar se sulmi më vdekjeprurëse në vend që nga viti 1996.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb