Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet sot në Bruksel.

Serbia nuk do të ketë asnjë përfaqësues në këtë Samit. Vuçiç ka thënë se ky vendim është marrë për të mirën qytetarëve serbë edhe pse shton se ky qëndrim i tij do të kritikohet nga Brukseli.

“Mendoj se po e mbroj Serbinë dhe interesat e saj. Serbia është në anën e saj, pavarësisht nëse kjo i pëlqen Washingtonit, Brukselit apo Moskës. Do të qëndrojmë në rrugën evropiane për sa kohë që jam unë president’”, ka thënë ai.

Ndërkohë në Këtë Samit, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Gjithashtu në këtë  samit do të diskutohet edhe për çështje të rëndësishme të rajonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb