Teksa Këshilli Bashkiak i ka dërguar një kërkesë SPAK-ut që kryebashkiaku Erion Veliaj të jetë i pranishëm në mbledhjen ku do të votohet për buxhetin e vitit 2026, opozita pretendon krejt të kundërtën.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorjan Teliti, për BalkanWeb ka bërë me dije se nuk ka asnjë vendim të tillë të Kryesisë së Këshillit Bashkiak mbi këtë kërkesë, ndërsa thekson se ka qenë veprim i socialistëve. Sipas Telitit opozita nuk është pyetur mbi kërkesën e bërë për Prokurorinë e Posaçme.

Po ashtu ai theksoi se Kryesia e Këshillit Bashkiak nuk është mbledhur prej muajsh.

Dorjan Teliti: Nuk ka asnjë vendim të tillë të Kryesisë së Këshillit Bashkiak mbi këtë kërkesë. Ka qenë veprim i socialistëve. Firmëtarët janë këshilltarët e mazhorancës. Opozita nuk është pyetur mbi kërkesën e bërë për Prokurorinë e Posaçme. Po ashtu, Kryesia e Këshillit Bashkiak nuk është mbledhur prej muajsh. Nuk jemi pyetur dhe as kemi dijeni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb