Një tjetër ngjarje e rëndë në një shkollë në vend. Rasti në fjalë është regjistruar në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në Sarandë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.
