Kreu i PD Sali Berisha, duke komentuar përgjigjen e kryeministrit Edi Rama pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, që hap rrugë për arrestimin e saj, u shpreh se kreu i qeverisë në një formë po bën grusht shteti.
“Kjo që po bën Rama po mban erë si një grusht shteti sepse marrja e bllokimi i pushtetit të drejtësisë shënon në vetvete grusht shteti. Ne po e ndjekim dhe do t’i përgjigjemi me të gjithë forcën tonë. Drejtësia nuk mund të pengohet kurrë. Beteja nuk ndalet më kurrë deri në vendosjen e votës së lirë, largimin e këtij regjimi që de facto edhe mundësinë e fundit për të luftuar korrupsionin po e asgjëson”, tha ai.
