Goditen 4 raste të tjera të veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit dhe informalitetit, në Maliq dhe në Korçë, ndërsa 4 persona po ndiqen penalisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Finamciare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. B., 23 vjeç dhe A. H., 43 vjeç, banues në Maliq, pasi gjatë kontrolleve në lokalet e tyre, në qytetin e Maliqit dhe në fshatin Libonik, rezultoi se këta shtetas nuk i kishin regjistruar këto aktivitete në organet tatimore, si dhe nuk dispononin kasë fiskale për lëshimin e kuponave tatimorë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi nga verifikimet e kryera në lokalin e tij, rezultoi se ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës, të cilin nuk e kishte regjistruar në organet tatimore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. P., 39 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
