Gazetarja Klodiana Lala dha disa opsione të asaj se çka mund të ndodhë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, ku i kërkon Kuvendit që t’i heqë asaj imunitetin.
Në programin e drekës në News24, Lala tha se ka disa skenarë, ai i mbledhjes dhe shqyrtimit të kërkesës në javën e 3 të janarit, ose procesi mund të zvarritet dhe të kalohet afati 3 mujor.
“Seanca e parë plenare për 2026 është java e tretë e janarit. Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve pas të dëgjojë zonjën Balluku, duhet të marrë 10 ditë kohë për të dhënë raportin për pro ose kundër dhënies së autorizimit. Jemi në prag të vitit të ri. Në një shtet normal do të duhej që Kuvendi të thirrej në një seancë të jashtëzakonshme, por në Shqipëri kjo nuk ndodh. Para dhe nga qëndrimi i kryeministrit, Lufta frontale e Ramës ndaj SPAK, dhe ndaj GJKKO.
Nuk është një prokuror, por tre që do të shkojnë në seancë. Do të shtohet dhe numri i armiqve të Ramës. Duke parë dhe presionin që bëri se Kryeministri s’do dalë të thotë; do ju shkri dhe do ju marr peng. Por ushtrojë të gjitha mekanizmat e tij. Në janar do të gjenden teknikalitetet. Ndoshta e kalojnë dhe në heshtje, që të kalojë afati 3 mujor. Pastaj çështja konsiderohet e pezulluar. Mendoj se zoti Rama nuk e ka betejën me SPAK, por me precedentin e pezullimit.
Nëse precedenti i pezullimit, që është ligjor, nëse SPAK do t’i jepte të drejtë Kushtetueses, atëherë çështja që shtrohet është; a është i pazbulueshëm funksioni i kryeministrit? Në rastin e Kryeministrit është tjetër gjë. Zoti Rama po i vë një digë revanshit të madh që të ndalë pjesën e pezullimit. Po mbeti precedenti Balluku, do të rrezikohen të gjithë. Rama po mbron veten. Kërkesa për leje për ta arrestuar, mund ta pengojë për të mos dhënë autorizim për arrestim. Nëse mbetet te pjesa që Rama nuk e lëshon Ballukun, atëherë hap luftë frontale mes mazhorancës dhe SPAK dhe i bie kauza që; reformën në drejtësi e solla unë”, tha ajo.
