Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e News 24, komentoi rrëzimin e kërkesës së Këshillit Bashkiak të Tiranës nga SPAK që Erion Veliaj të ishte i pranishëm në seancën ku do të diskutohet buxheti i vitit 2026.

Lala tha se Veliaj e ka deleguar punën e tij me firmë dhe nuk mund të kërkojë që të jetë i pranishëm.

Ajo shtoi se Veliaj, gjatë seancës publike në Gjykatën Kushtetuese, kur është pyetur se si do ta ushtrojë detyrën, ka thënë me delegim.

“Një kërkesë që anëtarët e këshillit kanë të drejtë. nuk kisha pritshmëri që SPAK se do e pranonte. Ka një problematikë, ligji nuk lejon një gjykatë që të pezullojë nga ushtrimi i funksionit një të zgjedhur vendor, si rasti i Veliajt. Kam thënë se mënyra e shkarkimit të tij ishte e paligjshme për sa kohë ai nuk jep dorëheqje. Kërkesa ishte e anëtarëve socialistë tërësisht e pabazuar. Zoti Veliaj është vërtet kryetar i bashkisë së Tiranës por nga ana tjetër, ligji i jep të drejtën, mënyrën se si do ta ushtrojë detyrën e tij është përmes delegimit. Për ata që kanë qenë të vëmendshëm dhe nëse e kanë ndjekur me interes seancën në GJK, dhe njëri i bëri pyetjen Veliajt se si do ta ushtroni detyrën për sa kohë jeni izoluar. Ai tha përmes delegimit.

Veliaj e ka dhënë përgjigjen e tij duke i thënë një institucioni gjyqësor se unë do ta delegoj pushtetin. atributet që mund të ushtronte ai si i zgjedhur vendor, e ushtrojnë zëvendësit e tij që me firmën e zotit Veliaj e kanë marrë atë atribut. kështu që kërkesa në këndvështrimin tim ishte e pabazuar. Veliaj është kryetar por e delegon pushtetin. Beleri nuk është lejuar të betohet se ligji s’e lejonte, Veliaj nuk mund të lejohet kurrsesi të marrë një leje të posaçme për të ushtruar detyrën. Veliaj, thotë SPAK, e mbajnë ne pas hekurave se për shkak të pushtetit si kryetar ekziston rrezik të prishë provat apo të kryejë vepra më të rënda.

SPAK thotë unë e mbaj të izoluar për këto risqe dhe nga ana tjetër kërkohet të shkojë në këshillin bashkiak. procesi për Veliajn të përfundohet brenda një kohe sa më të shpejtë, akuzat e tij janë ndër më të rëndat ngritur një të zgjedhur vendor. Historia që duhet të shkojë në mbledhjen e këshillit, është qarravitje. SPAK është në të drejtën legjitime. Unë kam qenë në anën e zotit Veliaj kur u shkarkua padrejtësisht, sot nuk mund ta mbështes qëndrimin e tij se ligji nuk e lejon.”, tha Lala.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb