Pavarësisht se Raphinha ka kaluar një vit fantastik me 62 gola dhe asiste, ai nuk u përfshi në formacionin e vitit. Menjëherë pas ceremonisë së FIFA-s, Natalia Belloli, gruaja e sulmuesit të Barcelonës, ka shfryrë në rrjetet sociale.

“62 gola dhe asistime, por nuk e meritonte të ishte në formacionin titullar”. Më pas, ajo thumbon sërish: “Raphinha është lojtar basketbolli?”- Tha Belolli.

Kujtojmë që Raphinha mori vendin e pestë në listën e Topit të Artë në shtator, si dhe u shpall lojtari i vitit të La Ligës për sezonin 2024-25, duke mposhtur shokun e tij të skuadrës Lamine Yamal.

 

Raphinha Story 1
Raphinha Story 1

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb