Sulmuesi i Macclesfield, Ethan McLeod, ka ndërruar jetë pasi u përfshi në një aksident me makinë ndërsa po kthehej në shtëpi. Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të Ethan ka tronditur të gjithë klubin tonë. Nuk ka fjalë që mund të shprehin ndjenjën e pamasë të trishtimit dhe humbjes që po përjetojmë tani”.

21-vjeçari po kthehej nga një ndeshje e Ligës Kombëtare Veriore kundër Bedford Toën të ​​martën në mbrëmje, kur pësoi  aksident në autostradën M1.

Sa i takon karrierës, McLeod  ka luajtur edhe për Ëolves përpara se të largohej nga klubi në sezonin 2024/25. Atë sezon, ai luajti në Rushall dhe Stourbridge, ndërsa më pas u bashkua me Macclesfield.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb