Partia Demokratike ka mbledhur Këshillin Kombëtar, ku në fillim të nisjes, kryetari i PD, Sali Berisha, ka sqaruar zërat kritikë për vonesën e analizës së rezultatit që opozita mori në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Berisha tha se kushdo që pretendon se më 11 maj Edi Rama fitoi zgjedhjet, me dashje ose pa dashje justifikon farsën elektorale.
“Dhjetë ditë para zgjedhjeve u denoncua farsa elektorale. Kjo farsë tejkalonte në përmasa të pakrahasueshme të gjitha farsat e tjera elektorale/ ata të cilët duan të fajësojnë opozitën për farsën bëjnë një gabim të madh në substancë, në thelb, dhe me dashje ose pa dashje justifikojnë farsën.
Për cdo politikan që ka të qartë procesin zgjedhor, ai e di se gara zhvillohet midis shtetit elektoral dhe partive politike, kjo nuk është garë.
Për ata që mendojnë ndryshe, se në rast se qeveria organizon në kundërshtim me ligjin, duke shpenzuar për cdo ngjarje, 4533 aktivitete përfshi ditën e votimit 7 mln Giro D’italia, ajo zhvillon farsë dhe shkel parimet themelore”, tha Berisha.
Sali Berisha: do ta nis me një sqarim për vonesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar pas zgjedhjeve të 11 majit. Dua të garantoj cdo demokrat e demokrate, se kjo vonesë ka patur vetëm një shkak dhe kjo ka qenë mbrojtja e votës së qytetarëve.
Unë dhe të gjithë ne jemi njerëz të fjalës. Dy kanë qenë kryefjalët tona. E para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje e kam thënë me dhjetëra herë. E dyta i thamë shqiptarëve se do mbrojmë votën dhe se mbrojtja e votës ishte prova më e madhe e seriozitetit tonë, e përkushtimit, integritetit tonë. Theksoj se fushata elektorale e vitit 2025 ka qenë fushata me programin më të shkëlqyer elektoral në tërë historinë e PD. Ka qenë fushata me arkitektin më të aftë të fushatave elektorake, arkitektin e fitores së Donald Trump/ ka qenë fushata në të cilën ne garantuam mbështetje të plotë e totale nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare të qendrës së djathtë. Dhjetë ditë para zgjedhjeve u denoncua farsa elektorale. Kjo farsë tejkalonte në përmasa të pakrahasueshme të gjitha farsat e tjera elektorale/ ata të cilët duan të fajësojnë opozitën për farsën bëjnë një gabim të madh në substancë, në thelb, dhe me dashje ose pa dashje justifikojnë farsën.
Për cdo politikan që ka të qartë procesin zgjedhor, ai e di se gara zhvillohet midis shtetit elektoral dhe partive politike, kjo nuk është garë.
