Gazetari Arbër Hitaj, ka ironizuar situatën e krijuar brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD dhe sulmet e nisura ndaj Ervin Salianjit i cili kërkon riformatizimin dhe ringritjen e PD.

Hitaj shkruan se në PD ka nisur mbledhja e provave për të vërtetuar se Salianji është sabotator dhe se ai i ka shkaktuar PD të gjitha të këqijat.

“Salianji, bashkë me Lulzim Bashën dhe në bashkëpunim me Ramën e kryemafiozin e botës, George Soros, punuan që Doktori të shpallej “non grata”. Pra, në çdo të keqe që i ka ndodhur PD-së vitet e fundit, nuk ka qenë Lulzim Basha; tani u kuptua gjithçka, paska qenë dora e Ervin Salianjit. Beteja sapo ka filluar; rruga për të gjetur sabotatorët në parti është e gjatë, por armiqtë do të publikohen rast pas rasti. Nëse rrijnë urtë jo, është stragjia bëjmë sikur i afrojmë por i mbajmë në kontroll”, shkruan Hitaj.

Mesazhi i plotë

​Mbledhja filloi me deklaratat më normale të mundshme: “Po, është e vërtetë, Ervin Salianji është i shitur te Suel Çela! Provat janë evidente edhe pse askush nuk i ka ato! Ervin Salianji bëri marrëveshje me Edi Ramën që të shkonte në burg e të kthehej në PD për të marrë partinë; Berisha me të tijtë e kuptuan dhe e shpëtuan partinë nga agjenti i Ramës!”

​Vijojmë më tej me provat për agjentin Salianji: ai, në bashkëpunim me Edi Ramën, ndryshoi Kodin Zgjedhor për listat në vitin 2024 dhe bashkë me të bëri amnistinë penale! “Ka ende!” — tha një zë nga salla. “Salianji ka bërë Gërdecin, madje bashkëpunoi me Ramën për të organizuar protestën e 21 janarit në vitin 2011; donte të merrte partinë që në atë kohë!”

​Salianji, bashkë me Lulzim Bashën dhe në bashkëpunim me Ramën e kryemafiozin e botës, George Soros, punuan që Doktori të shpallej “non grata”. Pra, në çdo të keqe që i ka ndodhur PD-së vitet e fundit, nuk ka qenë Lulzim Basha; tani u kuptua gjithçka, paska qenë dora e Ervin Salianjit. Beteja sapo ka filluar; rruga për të gjetur sabotatorët në parti është e gjatë, por armiqtë do të publikohen rast pas rasti. Nëse rrijnë urtë jo, është stragjia bëjmë sikur i afrojmë por i mbajmë në kontroll!

​Ky ishte drafti që autori me pseudonimin Çorba, i çoi për botim shtëpisë botuese “Reparti”, me titull të librit “Sokaku i të marrëve”. Botimi i librit u refuzua: mund të cenojë sigurinë kombëtare…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb