Qeveria amerikane ka miratuar shitjen e dytë të armëve Tajvanit që kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump u rikthye në pushtet, me vlerë 11.1 miliardë dollarë, njoftoi sot Taipei, duke shprehur “falënderime të sinqerta”.

Sipas Ministrisë së Jashtme të ishullit, paketa përfshin kontrata për shitjen e sistemeve të shumëfishta HIMARS për lëshimin e raketave, obusëve, raketave antitank, dronëve dhe pjesëve rezervë për lloje të ndryshme të pajisjeve ushtarake.

Kjo është shitja më e madhe e këtij lloji në histori.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb