Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka deklaruar se SPAK mbështetet vetëm nga një forcë politike Partia Socialiste.

I pyetur nëse e njëjta mbështetje do të vijojë edhe me kërkesën për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku çka i hap rrugë arrestimit të saj, Balla u shpreh se do të ndiqen procedurat ashtu siç parashikohen nga ligji.

Pyetje: Do të lejoni që SPAK-u të arrestojë kolegen tuaj Balluku, sepse ju thatë që e mbështet SPAK-un në çdo rast. Vlen kjo për krimin dhe politikanët?
Taulant Balla
: Kuvendi i Shqipërisë e ka qartazi të përcaktuara të gjithë procedurën që do të ndjekë, me gjithë klithmat dhe ulërimat e Bardhit, Kuvendi i Shqipërisë, siç i përcakton procedura, nesër fillon procedura.

Ky është një rast ku Kuvendi i Shqipërisë do të duhet ta kryejë procedurën sipas Kushtetutës dhe sipas procedurës së përcaktuar. Do e kemi komunikimin për këtë çështje pasi të fillojmë procedurën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb