Trajneri i Napolit, Conte bëri komentin e tij para ndeshjes ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

“Duhet të jemi të duruar dhe ta presim. Është një moment si shumë të tjerë gjatë gjithë vitit. Ndonjëherë janë pozitivë, ndonjëherë më pak. Ne vinim pas pesë fitoresh, tani kemi humbur dy radhazi. Gjëja e rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë shumë, me dëshirë, vendosmëri dhe entuziazëm, që është gjëja më e mirë. Ne luajmë çdo tre ditë, duhet të jemi të mirë në menaxhimin e fitoreve dhe humbjeve. Çdo gjë vjen gjithmonë nga puna e palodhur”.

Për kundërshtarin – “Kur përballesh me ekipe si Milani, e di që do të përballesh me lojtarë dhe trajnerë të shkëlqyer. Të gjithë janë të etur të konkurrojnë dhe të testojnë nivelin e tyre. Plus, ne po luajmë për një trofe, gjë që na jep një shtysë më shumë. Të gjithë e shijojnë fitoren dhe ne gjithmonë duam të shkojmë për fitore, duke u përpjekur ta meritojmë atë në fushë”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb