SHBA-të po bëjnë propozime poshtëruese për vazhdimin e negociatave që Irani nuk do t’i pranojë.
Presidenti iranian Masud Pezeshkian e tha këtë në një takim me kryetarët e partive dhe politikanët në Teheran.
Sipas tij, SHBA-të ndërprenë procesin e mëparshëm të negociatave duke sulmuar Iranin.
“Irani nuk është i prirur për një luftë të re dhe nuk planifikon të zhvillojë një bombë atomike apo ndonjë armë bërthamore. Ne jemi të gatshëm për çdo formë verifikimi në këtë drejtim”, tha Pezeshkian.
