Hapat e ardhshëm për situatën në Rripin e Gazës pritet të diskutohen në takimin që do të zhvillohen mes zyrtarëve amerikanë, katarë, egjiptianë dhe turq në Florida.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump pritet të presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në ditët në vijim.Uashingtoni do të përfaqësohet nga i dërguari special i presidentit amerikan Steve Ëitkoff.
Katari dhe Egjipti, ndërmjetës dhe garantues të armëpushimit në enklavën palestineze ku lufta ka shpërthyer për dy vjet, kohët e fundit bënë thirrje për zbatimin e planit të propozuar nga presidenti i SHBA-së për të kaluar në fazën tjetër.
Faza tjetër parashikonte çarmatimin e Hamasit, një mundësi që lëvizja islamiste palestineze e hedh poshtë, tërheqjen progresive të ushtrisë izraelite nga e gjithë enklava, krijimin e autoriteteve kalimtare dhe vendosjen e një force ndërkombëtare “stabilizimi”.
Armëpushimi në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 10 tetor, mbetet shumë i brishtë, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje flagrante të kushteve të tij, ndërsa situata humanitare në enklavë vazhdon të jetë kritike.
