Në një kohë që ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve për Imunitetin, për çështjen Balluku, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e saj, zëvendëskryeministrja ka refuzuar të marrë pjesë.

Ajo ka preferuar që të qëndrojë në mbledhjen e qeverisë, që po mbahet aktualisht në Kryeministri. Siç duket Balluku e ka lënë në dorë të kolegëve të saj socialistë, që të bëjnë mbrojtjen e saj para 3 prokurorëve të SPAK, mes tyre kreun e ri, Klodian Braho.

Duket se për këtë çështje mund të ketë disa skenarë, pasi mbledhja e Këshillit mund të pasohet dhe nga të tjera, apo dhe të kalohet me afatin, që është 3 muaj kohë.
Më16 dhjetor SPAK depozitoi një kërkesë në Kuvend ku kërkonte hapjen rrugë të arrestimit të Belinda Ballukut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb