Zbardhen detaje nga mbledhja e këshillit të mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut. Gazetari Osman Stafa, duke iu referuar burimeve, theksoi se ka pasur debate mes maxhorancës dhe opozitës.

Opozita kërkon që mbledhja të vijoje me dyer të hapura (media të jete e pranishme). Sakaq, maxhoranca e refuzon kërkesën e opozitës.

Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb